Kompania jone ka 5 vjet qe operon ne treg nepermjet kontratave te ndryshme me autoritete kontraktore dhe operatore te ndryshem turistike qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne tregun shqiptar.

 

Nisur nga mungesa e ketyre produkteve ne tregun rajonal, Shqiperi, Kosove, Mali i Zi, Bolt shpk nepermjet hapjes te showroomit ofron te gjitha keto produkte te prodhuara nga kompani lider Europiane. Gjithashtu, duke pare kerkesat gjithmone ne rritje ndaj sporteve ekstreme nga individe te ndryshem, shoqata biznesi, shoqata te ndryshme alpinistike, outdoor etj e pame si domosdoshmeri ofrimin e ketyre produkteve te standartit europian.

 

Kemi ekskluzivitetin e Edelrid, AustriAlpin, jemi ne finalizim dhe me CT, DMM, KONG dhe Camp, me te cilat kemi bashkepunim qe ne fillim te punes tone. Me te gjitha keto kompani ne ofrojme produkte per alpinizem, ecje ne natyre, ski, parqet e aventures dhe siguria ne pune. Nje fokus te vecante ne produktet tona zene dhe pajisjet e natyres taktike-ushtarake, te marines (Bashkepunimi i suksesshem me BH-kompani Angleze) , si dhe pajisje specifike zbulimi ushtarake. 

 

Menyrat ne te cilat mund te blini produktet tona jane blerja online nepermjet faqes se webit alpinisti.al ose showroomit tek Kthesa e Kamzes, Rruga Kastriotet, Tirane. 

 

Reklamimn e produkteve e shikoni dhe nepermjet faqes se facebookut: facebook.com/alpinisti.al  dhe instagramit: instagram.com/alpinisti.al